Lajme
Lugina e Vjosës në UNESCO, Kumbaro: Mblidhet grupi teknik për përgatitjen e dosjes
Demokracia
23:57 | 24 Qershor 2024

Share:

Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë punën për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore të mbrojtura nga UNESCO, nën programin “Njeriu dhe Biosfera”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se buzë Drinos në Tepelenë është mbajtur takimi i grupit teknik lokal për përgatitjen e dosjes mbi përfshirjen e Luginës së Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s.

Kumbaro theksoi se “me një proces të drejtuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura u prezantuan për publikun të gjitha fazat e procesit të përfshirjes së Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në trashëgiminë botërore të UNESCO-s”.

Sipas ministres në takim merrnin pjesë përfaqësues nga 13 bashki që preken nga Vjosa dhe degëzimet e saj, si edhe shumë përfaqësues të Akademisë, organizatave mjedisore dhe institucione lokale.

Të ngjashme