Lajme
Luftimet Rusi-Ukrainë, zhvillimet më të mëdha të ditës së sotme
Demokracia
17:20 | 27 Shkurt 2022

Share:

Rreth mesditës së të dielës, guvernatori i qytetit Karkivi lajmëroi se forcat ukrainase kishin rifituar kontrollin në qytetin kyç të Kharkivit pas përleshjeve me trupat ruse.

Trupat ruse hynë në rrugët e Kharkiv mëngjesin e së dielës ku u zhvilluan luftime të vazhdueshme.

Zyrtarët e Karkivit, qyteti i dytë më i rëndësishëm, pranë kufirit me Rusinë, u kërkuan vendasve që të qëndrojnë në vendstrehime.

Në orët e mëngjesit, forcat ruse sulmuan pikat e furnizimit me karburant, duke përfshirë një tubacion gazi në Kharkiv dhe një depo nafte pranë një baze ajrore në Vaskylkiv.

Ndër zhvillimet më të fundit rreth luftës në Ukrainë:

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij që të vendosë forcën parandaluese – një referencë për njësitet që përfshin edhe krahun bërthamor – në gatishmërinë më të lartë, duke cituar deklaratat agresive të liderëve të NATO-s dhe sanksionet ekonomike.

Shtetet e Bashkuara e kanë konsideruar këtë hap si përshkallëzim të papranueshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleatët perëndimorë duhet të “qëndrojnë së bashku” kundër Rusisë.

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë pritet të takohen për bisedime në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, ka thënë zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi.

Kombet evropiane dhe Kanadaja kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për aeroplanë rusë.

Japonia do t’iu bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe atyre të Perëndimit për të bllokuar qasjen e disa bankave ruse në sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT.

Sekretarja e Jashtme britanike, Lizz Truss ka thënë se lufta mund të jetë fillimi i fundit të Putinit.

Pajisjet ushtarake ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Harkiv, në ditën e katërt të luftës.

Guvernatori i Harkivit ka thënë ndërkohë që forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e plotë të qytetit, shkruan REL.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se në kryeqytetin ukrainas nuk ka trupa ruse.

Rusia ka sulmuar objekte ukrainase të naftës dhe gazit, duke nxitur shpërthime të mëdha.

Ukraina ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke cituar supozimet për gjenocid kundër Kievit.

Në dhjetëra qytete në botë është protestuar kundër luftës në Ukrainë.

Papa Françesku ka bërë thirrje për dhënien fund të luftës.

Të ngjashme