Lajme
​Luftime të ashpra në Ukrainë, Kievi: Kemi vrarë 740 pushtues në 24-orë
Demokracia
12:12 | 13 Janar 2023

Share:

Ukraina informon se vetëm gjatë 24-orëve të fundit janë vrarë në fushëbetejë 740 pjesëtar të personelit ushtarak rus.

Në përditësimin e fundit të humbjeve të armikut, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se 114,130 trupa ruse janë “likuiduar” që nga fillimi i luftës në muajin shkurt.

Në njoftim pretendohet gjithashtu se 3,098 tanke, 286 avionë dhe 2,086 sisteme artilerie janë shkatërruar.

Ndërkohë që nga ana tjetër Rusia nuk ka publikuar përditësime të rregullta në lidhje mbi bilancin e humbjeve në Ukrainë. Theksojmë se edhe mediat e huaja nuk kanë mundur të verifikojnë në mënyrë të pavarur të dhënat e publikuara nga pala ukrainase./Euronews Albania

Të ngjashme