Sport
“Luftë” në rrugët e Zagrebit: Tifozët e Dinamos dhe Hajdukut përplasen ashpër, një person në gjendje të rëndë
Demokracia
17:40 | 30 Tetor 2022

Share:

Në qendër të Zagrebit ka pasur përleshje mes Torcidës dhe Bad Blue Boys, Hajdukut dhe tifozëve të Dinamos së Zagrebit.

Siç shihet në videon nga rrjetet sociale, përballja ka ndodhur në rrugën Izidora Kršnjavo në kryeqytetin e Kroacisë.

Në video shihet se huliganët në konflikt kanë përdorur flakë dhe shkopinj, ndërsa disa nga ta të plagosur janë të shtrirë në rrugë, me njërin që raportohet të jetë në gjendje të rëndë.


Hajduk sot viziton Lokomotiven, ndërsa ndeshja po luhet në stadiumin në rrugën Kranjçevićeva, kështu që tifozët e klubit të Splitit kanë mbërritur në Zagreb./Demokracia.com/

Të ngjashme