Parlamenti ukrainas është duke vazhduar punën pavarësisht se lufta është duke vazhduar.
Deputetja ukrainase, Lesia Vasylenko, ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se parlamenti i Ukrainës është ende funksional, përcjell Demokracia.com.
“Po, parlamenti ende po punon. Mbajtëm seancë dje. Po, votuam ligje. Po, komitetet tona funksionojnë. Synojmë që ta mbajmë demokracinë funksionale edhe në luftë”, ka shkruar Vasylenko.
Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. /Demokracia.com/
Yes, 🇺🇦Parliament still works. We had a sitting yesterday. Yes, we vote laws. Yes, our committees work. Even in war we intend to keep democracy working #SupportUkraine pic.twitter.com/76HU0MRmOu
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 25, 2022