Një vajzë e re është kthyer në rrënojat e shkollës së saj tashmë të shkatërruar me fustanin e maturës, në ditën që ishte menduar të zhvillohej mbrëmja.
Historia, e postuar në Twitter, vjen nga Anna Episheva, e cila ndau një foto të mbesës së saj me fustanin e kuq.
“Mbesa ime duhej të mbaronte shkollën e mesme këtë vit. Ajo dhe miqtë e saj blenë fustane dhe mezi prisnin këtë ditë. Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit dhe u shkatërrua drejtpërdrejt. Sot ajo u kthye në atë që kishte mbetur nga shkolla e saj dhe planet e saj”, tha ajo.
Lufta në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt shkatërroi ëndrrat e shumë vendasve, duke sjellë rrënim, lot e dhimbje.
Anna Episheva shares the story of her niece – graduate of a Kharkiv school: Valerie bought dress, she was looking forward to graduation event. Then the Russians came. Her school was hit and destroyed on 27 Feb. Here she stands on the ruins of her schoolhttps://t.co/EfJkYnmolD pic.twitter.com/4nwpUpYPlq
— Promote Ukraine (@PromoteUkraine) June 7, 2022