Sport
Lufta Rusi – Ukrainë ndikoi dhe Bjellorusinë: UEFA merr masat e rrepta për klubet dhe kombëtaren
Demokracia
18:28 | 03 Mars 2022

Share:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur dhe ka marrë një vendim lidhur me Bjellorusinë.

Është vendosur që klubet bjelloruse, por dhe kombëtarja t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në fusha neutrale. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë.

Jo vetëm kaq, por nuk do të lejohen as tifozët nëpër stadiume, në të cilat skuadrat bjelloruse do të jenë pritëse.

Komiteti ka bërë me dije se do të ketë mbledhje të tjera, në bazë të dinamikave të ngjarjeve. Ky vendim u mor për Bjellorusinë po asiston trupat ruse gjatë pushtimit të Ukrainës. /Demokracia.com

Të ngjashme