Lajme
Lufta Rusi-Ukrainë| Borrell “zbarkon” të hënën në Ballkanin Perëndimor
Demokracia
15:02 | 12 Mars 2022

Share:

Përfaqësuesi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell nga data 13 deri më 16 mars do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor, megjithatë, nuk do t’i vizitojë Kosovën e Serbinë.

Zyra e BE-së për politikë të jashtme ka konfirmuar se Borrell do të vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, ku do të diskutohet edhe lufta Rusi-Ukrainë, përcjell Demokracia.com.

“Vizita tregon përkushtimin dhe përkrahjen e BE-së ndaj rajonit, po ashtu diskutohet edhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe ndikimi që ka në sigurinë e gjithë Europës”, thuhet në këtë njoftim.

Të hënën, Borrell do të qëndrojë në Shkup ku takohet me presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovacevski, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmanin dhe liderë të tjerë maqedonas, përcjell Demokracia.com.

Të martën në Shqipëri, Borrell takon kryeministrin Edi Rama, ku më pas, do të mbahet edhe një konferencë për media.

Ditën e fundit të vizitës, Borrell do të qëndrojë në Sarajevë të Bosnjës ku vizitën e parë do ta shfillojë te trupat e EUFOR-it, të cilat u dyfishuan pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë.

Borrell më pas thuhet se do të takoje liderë të tjerë të Bosnje e Hercegovinës si dhe krerët e partive opozitare./Demokracia.com/

Të ngjashme