Lajme
Lufta në Ukrainë| Zgjatet mandati i Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
Demokracia
16:50 | 24 Mars 2022

Share:

Jens Stoltenberg do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s deri më 30 shtator 2023.

Kështu ka bërë të ditur Stoltenberg nëpërmjet një postim i në rrjetin social “Twitter”, duke thënë se këtë vendim e kanë marrë krerët e shteteve të NATO-s, përcjell Demokracia.com.

“I nderuar nga vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm deri më 30 shtator 2023. Ndërsa përballemi me krizën më të madhe të sigurisë në një brez, ne qëndrojmë të bashkuar për ta mbajtur Aleancën tonë të fortë dhe popullin tonë të sigurt”, ka shkruar Stoltenberg.

Kujtojmë se të enjten në Bruksel është mbajtur një takim i jashtëzakonshëm i liderëve nga vendet anëtare të NATO-s, me qëllim të diskutimit të hapave të mëtejmë për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia./Demokracia.com/

Të ngjashme