Sport
Lufta në Ukrainë, vëllezërit Klitschko dalin me një mesazh në tri gjuhë të ndryshme
Demokracia
11:59 | 24 Shkurt 2022

Share:

Vitali Klitschko ka reaguar pas bombardimeve të para të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ish-boksieri i mirënjohur ukrainas ka thënë se ata tashmë janë në luftë dhe se do të luftojnë për atdheun e tyre.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë”, tha Klitschko.

Krahas Vitalit, edhe vëllai tjetër i tij, Wladimir Klitschko i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Poashtu, dyshja kanë publikuar edhe një video me një mesazh në tri gjuhë:

“I ftojmë aletatët të ndalin agresionin rus. Në këtë luftë nuk ka fitues, vetëm humbës”.


Në mëngjesin e sotëm kanë nisur bombardimet e para të Rusisë në qendrat kryesore të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev./Demokracia.com/

Të ngjashme