Lajme
Lufta në Ukrainë, tre të vdekur nga granatimet ruse, mes tyre dy fëmijë
Demokracia
16:00 | 05 Mars 2023

Share:

Të paktën tre persona, duke përfshirë dy fëmijë, u vranë në granatimet ruse të një fshati në Kherson të Ukrainës, raporton CNN.

“Fshati Poniativka i rajonit Kherson u granatua me bomba. Tre persona vdiqën”, tha shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, në një postim në Telegram .

Granatimet erdhën gjatë pasdites, sipas administratës ushtarake rajonale të Khersonit.

Të shtunën, një burrë 57-vjeçar u vra nga bombardimet ruse në fshatin Lvove të Khersonit, ku u dëmtuan gjithashtu disa shtëpi civilësh dhe Pallati i Kulturës i zonës.

Të ngjashme