Lajme
Lufta në Ukrainë, shpërthime vdekjeprurëse goditën Kievin në natën e Vitit të Ri
Demokracia
18:19 | 31 Dhjetor 2022

Share:

Një valë raketash ruse kanë goditur qytetet anembanë Ukrainës, thonë zyrtarët.

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, tha se kishte pasur disa shpërthime në kryeqytet, duke shkaktuar të paktën një të vdekur. Gjithashtu është dëmtuar edhe një hotel.

Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Rusia ka shënjestruar sektorin energjetik të Ukrainës në muajt e fundit, duke shkatërruar termocentrale dhe duke futur miliona njerëz në errësirë gjatë dimrit të ftohtë të vendit, shkruan BBC.

Të ngjashme