Lajme
Lufta në Ukrainë, shpërthime pranë termocentralit bërthamor Khmelnytskyi
Demokracia
21:55 | 25 Tetor 2023

Share:

Shpërthime të fuqishme ndodhën gjatë mbrëmjes në zonën pranë termocentralit bërthamor Khmelnytskyi të Ukrainës perëndimore, duke thyer xhamat në disa prej ndërtesave të tij, por duke mos ndikuar në funksionimin ose lidhjen e tij me rrjetin, tha sonte Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Sipas IAEA, shpërthimet ndërprenë përkohësisht energjinë në disa stacione monitorimi të nivelit të radioaktivitetit jashtë centralit bërthamor.

“Fakti që u thyen shumë xhama tregon se sa afër ishte. Herën tjetër mund të mos jemi aq me fat”, komentoi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Rafael Grossi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte e mundur që rusët ta kishin shënjestruar objektin me dronë dhe se kjo ishte dëshmi se nevojiteshin sanksione më të ashpra ndaj Moskës. “Ka shumë mundësi që objektivi i këtyre dronëve të jetë termocentrali bërthamor Khmelnytskyi. Vala goditëse nga shpërthimi theu xhamat në ambientet e termocentralit bërthamor”, tha ai në fjalimin e tij të filmuar në mbrëmje.

Presidenti ukrainas shtoi se çdo goditje ruse, “veçanërisht ato si kjo e sotmja’, përforcon argumentin se “presioni ndaj shtetit terrorist është i pamjaftueshëm”.

Gjatë natës, dronët rusë sulmuan qytetin Slavuta në rajonin Khmelnitskyi. Ne i kemi rrëzuar, por fragmentet e tyre thyen dritare, dyer dhe çati. Dhjetëra banorë u dëmtuan. Ata morën ndihmën e nevojshme.

Më herët, ministria e energjisë e Ukrainës tha se përplasja dëmtoi ndërtesat aty pranë dhe plagosi 20 persona. Ata kanë thyer edhe xhamat e godinave të administratës dhe ambienteve të laboratorëve. Për shkak të shpërthimeve, më shumë se 1800 konsumatorë mbetën pa energji elektrike në qytetet Netisin dhe Slavuta. Netisyn është 5 km nga Khmelnytskyi dhe Slavuta rreth 20 km në këtë qytet janë dëmtuar 20 ndërtesa, duke përfshirë një të përdorur nga shërbimi lokal i zjarrfikësve dhe forcat e shpëtimit. Kryebashkiaku Vasily Sidor tha se 20 persona u plagosën.

Rajoni i Khmelnytskyi është shënjestruar shpesh nga sulmet me dronë dhe raketa ruse, një fakt që analistët ushtarakë ia atribuojnë pranisë së një aeroporti ushtarak në zonë.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024