Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas krizës në Ukrainë ka dal me tri kërkesa për Presidentën Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Haradinaj në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kërkesa e parë është të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, përcjell Demokracia.com
Postimi i plotë:
Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar,
1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë;
2.Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë;
3.Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës.
Thirrni ndërgjegjës suaj për hirë të fëmijëve tanë./Demokracia.com/