Lajme
Lufta në Ukrainë nuk do të mbarojë së shpejti, paralajmëron Vance
Demokracia
12:24 | 02 Maj 2025

Share:

Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë “së shpejti”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së.

Kjo vjen mes përpjekjeve të furishme për të siguruar një paqe të qëndrueshme dhe pavarësisht nënshkrimit të një marrëveshjeje historike SHBA-Ukrainë për mineralet që i jep Amerikës një rol në të ardhmen e Kievit. Duke folur për Fox News, JD Vance tha se Donald Trump i kishte sjellë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e negociatave, por se tani do të varet nga ata “të arrijnë një marrëveshje dhe të ndalojnë këtë konflikt brutal, brutal”, njofton the Telegraph.

“Nuk do të shkojë askund… nuk do të mbarojë së shpejti”, shtoi ai.

Kremlini ka shprehur gatishmëri për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën, por këtë javë hodhi poshtë një propozim paqeje të SHBA-së sepse nuk i dha njohje ndërkombëtare territorit të pushtuar nga trupat e saj. Ukraina ka refuzuar vazhdimisht njohjen e aneksimit rus të territorit të saj, duke thënë se Vladimir Putin nuk duhet të shpërblehet për agresionin e tij. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, tha se presidenti amerikan do të tërhiqet nga bisedimet e paqes nëse nuk ka një përparim në negociata së shpejti Lufta në Ukrainë “nuk është lufta jonë”, tha zoti Rubio, duke shtuar se pa një përparim, “presidenti do të duhet të marrë një vendim se sa më shumë kohë do t’i kushtojmë kësaj”. Megjithatë, zoti Trump tha javën e kaluar se të dyja palët ishin “shumë afër” një marrëveshjeje, pasi i dërguari i tij, Steve Witkoff, u takua me Putinin për bisedime në Moskë.

Të ngjashme