Lajme
Lufta në Ukrainë, një i vdekur nga bombardimet ruse në Kiev
Demokracia
19:08 | 25 Tetor 2023

Share:

Një civil ukrainas u vra nga një sulm me bombë nga Rusia mëngjesin e sotëm në Kiev. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Oleskandr Prokudin në një postim në platformën Telegraf.

Forcat ruse lëshuan bomba rreth orës 07:20 të mëngjesit në një zonë të banuar, afër Beyslav. Viktima ishte një burrë 42-vjeçar.  Produkin tha se gjatë 24 orëve të fundit forcat ruse kishin kryer 35 sulme ajrore në rajon.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet lokale vendosën për evakuimin e detyrueshëm të familjeve me fëmijë nga tre rrethet e rajonit Kherson për shkak të sulmeve të vazhdueshme me bomba, duke thënë se 802 fëmijë dhe familjet e tyre nga 23 vendbanime duhet të evakuohen.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024