Lajme
Lufta në Ukrainë, Kremlini: Perëndimi reagoi në mënyrë jokonstruktive ndaj propozimeve të Putin për armëpushim
Demokracia
15:50 | 15 Qershor 2024

Share:

Kremlini thotë se Perëndimi ka reaguar në mënyrë jokonstruktive ndaj propozimeve të presidentit rus Vladimir Putin për një arkitekturë të re sigurie dhe bisedime paqeje me Ukrainën.

Këtë të shtunë, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili ka deklaruar se “Ka shumë, një sasi të madhe – reagim zyrtar, deklarata zyrtare. Të natyrës jokonstruktive.”

Ukraina e ka quajtur propozimin e presidentit Putin si ‘jo serioze’. Ndërsa kancelari gjerman tha se ‘Rusia nuk është në gjendje t’i vendosë kushte Ukrainës’.

Të ngjashme