Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) njoftoi të martën vendimin për të pezulluar të gjitha ekipet dhe klubet ruse nga pjesëmarrja në garat e tyre.
Në një deklaratë, FIBA tha se ishte ende shumë e shqetësuar për ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe shprehu ngushëllimet më të thella për viktimat, përcjell Demokracia.com.
“Në përputhje me rezolutën e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe arsyet e saj, FIBA njoftoi sot se ekipet dhe zyrtarët rusë nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e basketbollit FIBA dhe basketbollit 3×3 deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se të hënën edhe Euroliga ka marrë vendim për të pezulluar të gjitha klubet ruse nga ajo kompeticion dhe Eurokupa./Demokracia.com/