Lajme
Lufta në Ukrainë, Erdogan do të bisedojë me Putinin
Demokracia
14:28 | 05 Mars 2022

Share:

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të flasë të dielën (më 6 mars) me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, duke shtuar se Turqia është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e krizës.

Duke folur me gazetarët në Stamboll, Kalin përsëriti ofertën e Turqisë për të qenë nikoqir i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë,shkuan REL.

Kalin bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe përsëriti se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet as me Moskën dhe as me Kievin.

Të ngjashme