Lajme
Lufta në Ukrainë, Blinken vizitë urgjente në Bruksel për mbështetjen për Kievin
Demokracia
15:36 | 12 Nëntor 2024

Share:

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken mbërrin sot në Bruksel. Njoftohet se Blinken do të zhvillojë bisedime urgjente me evropianët që synojnë përshpejtimin e shpërndarjes së ndihmës në Ukrainë përpara vendosjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i diplomacisë amerikane do të takohet nesër me zyrtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian “për të diskutuar çështjen e mbështetjes së Ukrainës përballë agresionit rus”, tha në një deklaratë zëdhënësi i tij Mattheë Miller.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i bëri sot thirrje Perëndimit “të bëjë më shumë për të lejuar Ukrainën të luftojë”.

Mbështetja e vazhdueshme e Uashingtonit për Ukrainën sigurisht që do të rrezikohet kur presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të vendoset në Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat e huaja.

Si Kievi ashtu edhe shumë vende evropiane kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë çështje, ndërsa vetë Trump tashmë ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin , duke i kërkuar atij që të mos përshkallëzohet në Ukrainë, ndonëse kjo është mohuar nga Kremlini.

Të ngjashme