Lajme
Lufta në Ukrainë | Betejë e fortë në mbrojtje të qytetit ku ndodhet centrali më i madh bërthamor në Evropë
Demokracia
17:48 | 03 Mars 2022

Share:

Kryebashkiaku i Enerhodar, vendi ku ndodhet ndërtesa më e madhe në Evropë e energjisë bërthamore, ka thënë se forcat ruse janë shumë pranë qytetit dhe se trupat ukrainase janë duke bërë një betejë të fortë për ta mbrojtur.

Ky vend është një qendër kryesore energjetike në jug të vendit në lumin Dnipër dhe furnizon rreth një të katërtën e energjisë së Ukrainës nëpërmjet centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s.

Dmytro Orlov tha se një autokolonë e madhe ruse po i afrohej qytetit dhe i bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë nëpër shtëpi.

Javën e kaluar, forcat ruse morën Chernobyl-in, në veri të Ukrainës, ku në fakt ka ndodhur edhe katastrofa më e madhe nukleare në Evropë.

Të ngjashme