Lajme
Lufta ndaj kontrabandës| Për tri ditë dogana kryen dy aksione të mëdha
Demokracia
16:48 | 25 Prill 2022

Share:

Tri ditë pasi oficerët e doganës kanë arritur të parandalojnë një kamion në Drenas i cili transportonte 13 440 litra etanol nga Mitrovica, sot kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave kontrabandë në periferi të Prishtinës.

Këto dy aksione të mëdha të doganës kanë ardhur pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative nga njësitet anti-kontrabandë.

Në rastin e Drenasit është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13 440 litra Alkool koncentrat 96% Etanol me vlerë prej 23,923.20€ (me origjine nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast jane 83,253.27 Euro.

Ndërsa në rastin e sotit, në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontroll në një lokacion të dyshimtë dhe me këtë rast ka hasur në 8346 litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).

Vlera këtij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.

Në të dy rastet malli është sekuestruar ndërsa ndaj personave të dyshuar është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme