Lajme
Lufta mes bandave të drogës, vritet një kosovar në Itali, trupi i gjendet në një veturë të djegur
Demokracia
12:32 | 31 Gusht 2022

Share:

Trupi i pajetë i gjetur në bagazhin e një makine pranë zonës së Breshas në Itali është identifikuar dhe sipas policisë italiane bëhet fjalë për një 40-vjeçar nga Kosova.

Trupi është gjetur i djegur dhe policia dyshon se 40-vjeçari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe të jetë çuar në zonën ku automjeti u dogj.

Autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes do të kryhet pasditen e së martës, njofton shtypi italian.

Tutje, sipas mediumit “Ansa”, dyshohet se vrasja ka ardhur edhe si pasojë e “luftës për drogë” mes bandave me origjinë nga Kosova.

Automjeti i përkiste një të huaji 34-vjeçar, sipas policisë. Ai kishte deklaruar se Range Rover ishte vjedhur, por ai kishte vendosur të mos raportonte vjedhjen.

Të ngjashme