Lajme
“Lufta” me qentë endacakë e Burim Berishës| Zbulon se janë 1300 të tillë, jep tender 71 mijë euro  
Demokracia
10:31 | 03 Gusht 2022

Share:

Trajtimi i qenve endacakë tashmë ka filluar të bëhet edhe në Komunën e Fushë-Kosovës. Është dhënë edhe tenderi në vlerë të 71 mijë eurove, tek një kompani që ka vetëm një person të punësuar. Por, është zbuluar po ashtu se në këtë komunë janë fiks 1300 qenë endacakë.

Pothuajse çdo ditë nëpër qytetet e Kosovës ndodhin raste kur qytetarët kafshohen nga qentë endacakë.

Rrezikun nga kafshimi i tyre tash e ka kuptuar edhe Komuna e Fushë-Kosovës. Ky institucion që drejtohet nga Burim Berisha i LDK-së, tash e 20 vite, ka shpallur tender për trajtimin e qenve endacakë, shkruan Demokracia.com.

Në tenderin që është dhënë është treguar se kompania fituese do të bëjë trajtimin, kastrimin dhe sterilizimin e qenve.

Por, tërë këtë punë duket se do ta bëjë vetëm një njeri, pasi sipas deklarimeve që është bërë në ARBK dhe tek dosje e tenderit, në kompaninë fituese “Qëndrim Kida B.I” punon vetëm një person.

Gjithashtu edhe në garë për këtë tenderi kompani fituese ka qenë e vetme.

“Trajtimi, kastrimi dhe sterilizimi i qenve endacak.  Territori i Komunës së Fushë Kosovës. Data e dhënies së kontratës 26.07.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 04.08.2022. Numri i tenderëve të pranuar: 1. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata. Emri zyrtar: Qëndrim Kida B.I. Vlera e përgjithshme e kontratës 71 500,00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në dosjen e tenderit janë edhe disa detaje për punën që do të bëhet lidhur me trajtimin e qenve.

Ajo që është me interesant është se si komuna ka dhënë një shifër prej 1300, duke treguar se kaq qenë endacak janë në territorin e Fushë-Kosovës.

“Evidentmi, kapja dhe transferimi në strehimore, 1300. Kontroll fillestar veterinar dhe karantina 24 orëshe. Kastrimi i meshkujve dhe sterilizimi i femrave. Vaksinimi kundër tërbimit.  Matrikulimi.  Kujdesi tre ditorë, përfshirë edhe ushqimin e tyre.  Transferimi i qenit në vendin  origjinës dhe eutanazia, varrosja dhe gëlqerosja”, thuhet në dosjen e tenderit. /Demokracia.com/

Të ngjashme