Lajme
“Lufta është çmenduri”, Papa Françesku bënë thirrje për paqe në Ukrainë
Demokracia
13:57 | 06 Mars 2022

Share:

Duke folur të dielën gjatë fjalimit të Angelus nga dritarja e tij në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku tha se Vatikani është i gatshëm të bëjë “çdo gjë” që mundet për paqen në Ukrainë.

Françesku tha se ai ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar me ndihmat humanitare, “jo vetëm si shenjë e pranisë së Papës, por të gjithë njerëzve që duan të thonë lufta është çmenduri, ju lutem ndaloni, shikoni larg kësaj mizorie!”, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Papa bëri thirrje për një kthim në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe kërkoi që të hapen korridoret e evakuimit në mënyrë që civilët të mund t’i shpëtojnë konfliktit.

“Në Ukrainë po rrjedh një lumë gjaku dhe lotësh”, tha Papa. “Nuk është vetëm një operacion ushtarak, por një luftë që krijon vdekje dhe shkatërrim!”
Françesku falënderoi gjithashtu gazetarët që rrezikuan jetën e tyre për të raportuar për luftën.

“Faleminderit vëllezër dhe motra,” u tha ai gazetarëve, “për këtë shërbim që na lejon të jemi pranë dramës së njerëzve dhe të shohim mizorinë e luftës”./Demokracia.com/

Të ngjashme