Lajme
Lufta dhe sanksionet u cenojnë luksin, Putin po braktiset edhe nga oligarkët e tij
Demokracia
12:58 | 28 Shkurt 2022

Share:

Prej dekadash kanë përfituar nga miqësia me presidentin Vladimir Putin, për të fituar miliarda euro, kryesisht falë monopoleve të burimeve natyrore.

Por imazhi negativ në botë nga agresioni rus në Ukrainë, dhe veçanërisht vështirësitë me të cilat do të duhet të përballen pas sanksioneve të paprecedentë ekonomike të vendosura nga vendet më të zhvilluara në botë, dhe që godasin konkretisht asetet e tyre në botë,  po krijon përçarje edhe të këto miqësi që dukeshin të forta me Kremlinin por bazohen më së shumti tek interesi.

A2 shkruan se dy nga sipërmarrësit më të njohur në vend, Mickail Fridman dhe Oleg Deripaska, janë të parët që kanë çarë murin e heshtjes për atë që po ndodh në Ukrainë, duke folur qartësisht kundër luftës.

Fridman, lindur dhe rritur pikërisht në Lviv, në Ukrainën perëndimore, ka bërë apel që bisedimet e paqes të fillojnë menjëherë, duke dënuar në një letër të gjatë vendimin e Kremlinit.

Njeriu që cilësohet si i 128-ti më i pasur në botë, ndër sipërmarrjet e shumta, është pronar i bankës private më të madhe në vend, Alfa, edhe ajo e goditur nga  sanksione si heqja e sistemit SWIFT, që do të kufizojë së tepërmi operacionet ndërkombëtare.

Të ngjashme