ShowBiz
Luana Vjollca zbulon arsyen pse refuzon të japë intervista
Demokracia
14:22 | 11 Qershor 2024

Share:

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, Luana Vjollca ka zbuluar pse ka zgjedhur të tërhiqet nga dhënia e intervistave.

Moderatorja e njohur, e cila ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave, ka treguar se ka një preferencë të qartë për të lejuar veprat e saj të flasin në vend të deklaratave personale.

Gjatë pytjes dhe përgjigjes në Instagram, një ndjekës e pyeti Luanën për mospjesëmarrjen e saj në intervista, ku ajo zbuloi qëndrimin e saj.

Foto: Luana Vjollca/Instagram

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua”, u shpreh ajo.

Luana gjithashtu shtoi se qasja tendencioze që ka hasur në intervista, ka sjellë një faze të izolimit që me kalimin e kohës u bë pjesë e stilit të saj të jetesës.

“S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndieja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës. Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet duhet të nis dhe nga intervistat së shpejti”, shkruan ajo në përgjigje të ndjekësit të saj”, u shpreh moderatorja në InstaStory.

Të ngjashme
ShowBiz • 01 Nëntor 2024
ShowBiz • 01 Nëntor 2024