Luan Rudaj synon mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në sportin Muay Thai.
Rudaj ka zbuluar kundërshtarin, Reisin, i cili është nga Irani.
“Kundërshtari me një përvojë shumëvjeçare dhe ndër kundërshtarët më të fortë, sfiduesi zyrtar, vjen nga Irani. Kjo do të jetë një betejë shumë e vështirë, ju siguroj. Titujt na përkasin neve!”, ka thënë Rudaj.
Veç për mbrojtjen e titullit, ai në të njëjtën kohë do të luftojë edhe për titullin e Super Pro World Champion të të dyja federatave.
Përndryshe, meçi do të zhvillohet në Malishevë me datën 11 nëntor të këtij viti.