Lajme
Luan Dalipi me pasuri të shumta të paluajtshme e veturë në vlerë 40 mijë euro
Demokracia
15:42 | 14 Qershor 2022

Share:

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë, nga Agjencia Kundër Korrupsionit është bërë e ditur se janë 14 zyrtarë të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë.

E deklarimi i pasurisë është bërë publik edhe nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, shkruan Demokracia.com.

Si pasuri të paluajtshme Dalipi ka deklaruar se posedon banesë në vlerë mbi 107 mijë euro, podrum në vlerë 6 mijë euro, garazhë në vlerë 3 mijë e 200 euro, si dhe shtëpi në pronësi të bashkëshortes e cila kap vlerën e 650 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

Si pasuri të paluajtshme Luan Dalipi ka deklaruar se posedojnë një veturë të llojit Mercedes E 220, e cila arrin vlerën e 40 mijë eurove dhe një veturë të llojit Renault Captur, e cila kap vlerën e 9 mijë eurove.

Dalipi në AKK, ka deklaruar se në njërën prej bankave në Kosovë posedon 11 mijë e 868 euro, ndërsa bashkëshortja e tij posedon 30 mijë e 514 euro, kurse fëmijët 385 euro.

Në të hyrat vjetore Luan Dalipi ka deklaruar se merr 9 mijë e 900 euro pagë vjetore në kuadër të Qeverisë së Kosovës dhe 6 mijë euro pagë vjetor si konsulent i kompanisë MDA.

Kurse bashkëshortja e tij e cila me profesion është mjeke, si pagë vjetore merr 18 mijë euro nga Klinika Kroate dhe 9 mijë e 600 euor si mjeke në spitalin Aloka në Prishtinë. Të hyrat vjetore të bashkëshortes se tij në spitalin Avicena ai i ka deklaruar se ka 14 mijë e 400 euro.

Shefi i stafit të kryeministrit Kurti, mëditja ka marr 355 euro./Demokracia.com/

 

 

 

 

Të ngjashme