Sport
Luajti titullar në Serie A, mediat italiane shkruajnë për 19-vjeçarin shqiptar: Nuk i dridhën këmbët!
Demokracia
18:47 | 07 Shkurt 2022

Share:

Kristjan Asllani e ka nisur nga minuta e parë edhe takimin e Empolit kundër Bolonjës në Serinë A.

Tanimë mesfushori shqiptar nuk po shihet si një surprizë, por po fiton vendin e tij në formacion, megjithëse është vetëm 19-vjeç.

Tuttomercatoweb ka pasur vlerësim të lartë për këtë lojtar në performancën kundër Bolonjës.

“Trashëgimtari i Riccit, i cili u shit te Torino. Nuk i dridhen këmbët, i mungon diçka në aspektin fizik, por ka personalitet dhe shumë cilësi. Zbret deri afër dy qendrave të mbrojtjes për të ndërtuar lojën e Empolit”, shkruhet për të nga media italiane. /Demokracia.com/

Të ngjashme