Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Norwich me rezultat 2:1 në kuadër të 1/8 të Kupës FA.
Milot Rashica që u paraqit nga fillimi për Norwichin, kishte një rast të mirë në fund të pjesës së parë, por goditja e tij për pak shkoi jashtë, shkruan Demokracia.com.
Pjesa e dytë ishte më e qetë me më pak raste, pasi Liverpooli kishte një epërsi të kënaqshme.
Me këtë fitore Liverpooli kalon në çerekfinale të Kupës FA.
Ylli i Kosovës, Rashica për 61 minuta sa zhvilloi u vlerësua me notën 6.7 nga “SofaScore”./Demokracia.com/