Lajme
Louis Vuitton prodhon çantë me simbolin kombëtar, Rama: Flamuri më i bukur në botë
Demokracia
12:20 | 07 Janar 2023

Share:

Marka e njohur e çantave luksoze, Louis Vuitton, ka prezantuar modelin më të ri të çantës me flamurin kombëtar shqiptar.

Në disa foto të postuara nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shihet çanta e modeluar me falmurin dhe ngjyrat kuq e zi.

“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton, FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, ka shkruar Rama.

Çmimi i çantës mbërrinë shifrën 9900$ dollarë.

“Çantat janë dizenjuar nga stilisti Jay Ahr dhe janë prodhuar në Francë. Çanta ka dizajnin tipik Louis Vuitton, sipër një harte botërore dhe flamurin shqiptar. Nëse jeni patriot dhe i fiksuar pas gjërave të shtrenjta, kjo çantë mund ta bëjë tuajën për 9900 dollarë”, shkruan faqja zyrtare e Louis Vuitton./demokracia.com

Foto:

       

 

Të ngjashme