ShowBiz
Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun
Demokracia
12:03 | 29 Qershor 2024

Share:

Prej kur u bë e ditur romanca e tyre, Lotina dhe Mozzik kanë qenë personazhet më të komentuar javëve të fundit.

Madje së fundmi edhe Mozzik konfirmoi lidhjen e tyre, duke theksuar se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur këto 28 vjet jetë.

E gjithë vëmendja e shtypit rozë është fokusuar tek relacioni i tyre dhe secilin hap që dyshja bën në rrjetet sociale.

Vetëm së fundmi, Lotina publikoi një video tjetër nga ku kalonte çaste romanike me Mozzikun.

Ndonëse, nuk i zbulonte fytyrën, ai vërehej nga tatuazhet në duar.

Dyshja shihen tepër të lumtur, me videon që tregonte se ata po shijonin romancën.

Të ngjashme