Lajme
Lorkowski: Kosova të reflektojë për krizën e gazit dhe luftën në Ukrainë
Demokracia
13:03 | 20 Maj 2022

Share:

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, është diskutuar të premten rreth performancës së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike në raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë.

Kryetari i komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, tha se çështjen e energjisë duhet ta kenë top prioritet.

“Ne jemi në një situatë të krizës globale në sektorin e energjisë. Dhe jemi të interesuat të shtojmë bashkëpunimin me sektori  e energjisë. Aktualisht deri me tani kemi hartuar planin e veprimit për ndryshime klimatike, janë disa aktivitete duke u hartuar dhe presim hartimin e ligjit për ndryshime klimatike. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe kemi kryer gjithë aktivitetin. Presim që çështjen e energjetikës ta kemi në top agjendë”, tha Shala.

Artur Lorkowski, drejtor i sekretarit të Komunitetit të Energjisë, tha se janë të gatshëm ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës në hartimin e legjislacionit.

“Fakti që si sekretariat i komuniteti jemi duke bashkëpunuar me qeverinë në implementimin e duhur të ligjeve dhe kjo është e rëndësishme që legjislacioni është parakusht të hartohen politikat në nivel kombëtar. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Qeverinë në hartimin e ligjeve. Është ligji për burime të ripërtishme dhe efiçiencë të energjisë dhe mund të llogaritni në mbështetjen tonë”.

“Çështja e që ka të ka të bëjë me gazin dhe është faktor që po ndryshon  kontekstin e BE-së. Kjo paketë do të zbatohet me kusht që disa masa shtesë duhet të ndërmarrën”.

Sipas tij, gazi po shihet si një zgjidhje momentale, dhe jo afatgjate. Target në Evropë është të rritet burimi i energjisë së ripërtritshme dhe efiçiente. Gazi deri me tani duket të jetë elementi kyç për tranzicion që duhet ta ketë rolin e vet nga qymyri në burime të ripërtritshme”.

Ai tha se situata po ndryshon me krizën e gazit në tregun e BE-së dhe ka ndikuar në rritjen e çmimit të gazit dhe lufta në Ukraine, andaj rekomandoi qeverinë e vendit dhe të marrin vendime për këtë pikë.

“Rekomandojmë Qeverinë të reflektojë në këtë pikë dhe të shikojnë proceset dhe të marrin vendim. Mirëpo, duhet të sigurojmë furnizim të duhur të energjisë dhe nuk duhet të kemi vonesa të burimit të energjisë së ripërtritshme ne treg”./EO

Të ngjashme