Lorik Cana ka ngacmuar ndjekësit me fjalë të ëmbla për ish-in e tij por askush nuk e dinte se ishte fjala për një makinë.
Futbollisti i njohur Lorik Cana ka ndarë një shkrim në Instastory me ndjekësit e tij.
Ai shkruan se ka takuar ish-in e tij dhe se shpreson që ta takojë sërish një ditë, shkruan Demokracia.com.
“Dua të ndaj me ju diçka shumë speciale që më ndodhi sot..Pas më shumë se 10 vitesh unë sot e takova ish-in, dhe e di që është e vështirë të thuhet dhe mbase nuk duhet ta them, por mu kthyen shumë kujtime dhe pasione!!! Ajo ende është shumë atraktive, një bukuri e rrallë dhe ende ka tatuazh emrin tim.. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon!!”, ka shkruar Cana.
Por pas kësaj ai shpërndau një video ku tregonte se e kishte fjalën për makinën e tij të tipit Porsche.
Lorik Cana ka dy fëmijë me partneren e tij italiane Monica. /Demokracia.com/