Sport
Lorik Cana: Edhe Kosova për një kohë të shkurtër do të organizojë një finale evropiane
Demokracia
20:27 | 25 Maj 2022

Share:

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana ka thënë se edhe Kosova do të organizojë një ndeshje të madhe evropiane.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë theksoi se ajo ditë nuk do të jetë shumë larg.

“Shqipëria e ka një rrugëtim ma të hershëm. Jo edhe shumë larg, edhe Prishtina do të organizojë një garë kaq të madhe evropiane”, tha Lorik Cana për ArtSport nga stadiumi “Air Albania”, raporton Demokracia.com.

Sonte finalja e madhe e Ligës së Konferencës do të luhet në Tiranë. Kjo është sfida e parë finale që do të organizohet në kryeqytetin shqiptar.

Roma dhe Feyenoord do të përballen sonte nga ora 21:00 në finalen e parë të garës më të re të organizuar nga UEFA./Demokracia.com/

Të ngjashme