Sport
Loriana Kuka fiton medaljen e artë në mes të Sarajevës
Demokracia
17:35 | 13 Shkurt 2022

Share:

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në European Open të mbajtur në Sarajevë.

Kuka në finale e mposhti xhudisten italiane, Linda Politi në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Demokracia.com.

Xhudistja e Kosovës në kohën shtesë realizoi një hedhje për “Waza-ari”.

Gara në Sarajevë nuk ishte e nivelit më të lartë, por për Lorianën është e rëndësishme që u kthye me sukses. Ajo nuk kishte garuar që nga Lojërat Olimpike të Tokios./Demokracia.com/

Të ngjashme