Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka, ka qenë e pafat në Grand Slamin e Tibilisit në Gjeorgji, shkruan Demokracia.com.
Ajo u mposht që në ndeshjen e saj të parë nga izraelitja Inbar Lanir.
Loriana raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në raundin e dytë ishte e pafat duke pësuar humbje.
Loriana Kuka garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Kujtojmë se Kosova në Tbilisi është përfaqësuar nga katër xhudistë. Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, Akil Gjakova u rendit i pesti në kategorinë deri në 73 kilogramë, kurse Laura Fazliu doli e shtata në kategorinë deri në 63 kilogramë. /Demokracia.com