ShowBiz
Lori dhe Eduarit banorët më të rinj të BBV Albania?
Demokracia
19:56 | 26 Shkurt 2023

Share:

Loja në “Big Brother” merr një tjetër rrjedhë sapo ndodhin nominimet, lojërat dhe hyrje të reja. Po sikur në këto hyrje, do ishin persona që e kanë ndjekur, studiuar madje dhe krijuar lojën e ‘Big Brother’?

E kemi fjalën për Lori Hoxhën dhe Eduart Grishajn, njëri regjisor e tjetra producente e formatit. Me siguri loja do kishte akoma më shumë adrenalinë dhe mister sesi do vijonte rrugëtimi i tyre.

Vetë Lori ndau mbrëmjen e kaluar një foto së bashku me Eduartin, ku me humor ngrinte pyetjen se kush do e fitonte lojën nga produksioni e pse pikërisht ajo.

“Nëse produksioni i Big do futej brenda në shtëpi, kush mendoni që do ta fitonte dhe pse pikërisht unë?”, shkruan Lori.

Sigurisht që kjo nuk mund do ndodhë, mirëpo nëse shakaja kthehet në realitet, a do ishte Lori banorja juaj e preferuar?

Produksioni është vënë herë pas here në “shënjestër” të publikut për arsye nga më të ndryshmet. Favorizimet në lojë, eleminimet apo nominimet kanë qënë shkak i këtyre sulmeve dhe komenteve negative

Të ngjashme