ShowBiz
Loredana lë të nënkuptohet që ky është artisti me të cilin po bashkëpunon për projektin e radhës
Demokracia
13:16 | 30 Gusht 2021

Share:

Pas spekulimeve për një bashkëpunim mes Loredanës dhe Don Xhonit, vjen një tjetër emër në listën e prurjeve të reja të Loredanës. Ka qenë reperja e cila ka ndarë një fotografi me Limanin nga ishulli Mykonos, duke shtuar dyshimet se po përgatiten për të sjellë një duet bashkë.

Nuk dihet nëse është rastësi apo kanë udhëtuar së bashku drejt ishullit grek për të xhiruar klipin e këngës. Loredana pritet të sjellë një duet dhe me Don Xhonin, për të cilin nuk ka dhënë asnjë detaj. Sakaq, pak ditë më parë, ajo konfirmoi se i ka dhënë fund me Mozzik.

Reperja shtoi se u përpoqën të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme por ishte e pamundur por shtoi se do të mbeten miq të mirë për hir të vajzës së tyre Hana.

Të ngjashme