ShowBiz
Loredana është shtatzënë?
Demokracia
10:27 | 15 Prill 2021

Share:

Loredana ngrit dyshime sërish për shtatzaninë e saj.

Reperja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Zvicër është përfolur shumë për ndarjen dhe ribashkimin e saj me reperin Mozzik.

Tash e disa javë, përmes postimeve në Instagram ajo po ngacmon ndjekësit duke shfaqur shenja se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Ajo ka treguar përsëri se dëshiron një fëmijë tjetër, ndërsa rikujtojmë se çifti Loredana dhe Mozzik kanë një vajzë të quajtur Hana.

Në instastory ajo ka postuar një fotografi duke shkruar : Kam nevojë për një foshnje të dytë?

Më pas ajo ka ndarë një fotografi, ku shihet ajo së bashku me Mozzik dhe vajzën e tyre, por detaji që mori vëmendjen ishte një emoji zemre, i vendosur në barkun e saj.

No description available.

Këngëtarja nuk ka konfirmuar ende asgjë, ndërsa rikujtojmë se ajo së shpejti do të lansojë këngën e saj të parë në gjuhën shqipe. /Demokracia.com/

Të ngjashme