ShowBiz
Lopez përjetoi një mos-funksionim të veshjes në New York, duke treguar aksidentalisht më shumë se ç’duhet
Demokracia
18:07 | 21 Maj 2025

Share:

Jennifer Lopez ka qenë e pranishme në një koncert humanitar të mbajtur në New York me rastin e eventit “Ring Them Bells”, ku spikati me elegancën e saj në një fustan mëndafshi ngjyrë pjeshke dhe pallto me pupla. Por, ndonëse e veshur me shumë finesë, këngëtarja përjetoi një incident të sikletshëm përpara kamerave.

Teksa po pozonte përpara fotografëve, J.Lo e zhvendosi pak pallton për të zbuluar më mirë fustanin, por ky i fundit i rrëshqiti lehtë në pjesën e sipërme, duke zbuluar aksidentalisht më shumë seç duhej.

Ky nuk është incidenti i vetëm që këngëtarja e njohur ka përjetuar kohëve të fundit. Gjatë provave për paraqitjen e saj në ndarjen e çmimeve American Music Awards (AMA), ajo goditi kokën dhe u plagos në hundë.

Foto: Profimedia

“Pra… kjo ndodhi,” ka shkruar Lopez në një story në Instagram, ku publikoi një fotografi ku shihej duke mbajtur një copë akulli mbi hundë. Në postimet pasuese, ajo ndau pamjen e hundës së lënduar dhe falënderoi mjekun që ia kishte qepur plagën, duke shtuar: “Një javë më vonë dhe shumë akull… tani ndihem si e re”.

Ndërkohë, ylli amerikan është në qendër të vëmendjes edhe për shkak të zhvillimeve në jetën e saj personale. Në muajin shkurt të këtij viti, ajo është divorcuar zyrtarisht nga aktori Ben Affleck. Sipas dokumenteve të gjykatës në Los Angeles, gjyqtari e ka miratuar kërkesën për ndarje më 6 janar – gjashtë muaj pasi Lopez e kishte dorëzuar aplikimin për divorc.

Foto: Profimedia

Në një intervistë për median spanjolle El País, ajo ka treguar se si ua ka komunikuar lajmin fëmijëve të saj binjakë, Emme dhe Max, të cilët i ka nga martesa me këngëtarin Marc Anthony.

“U thashë: ‘Ju premtoj, kjo është një periudhë e vështirë, por kur të përfundojë, do të më shihni më të fortë dhe më të mirë.’ Këtë ua premtova – dhe e mbajta premtimin. Tani edhe ata e ndiejnë këtë, dhe kjo më sjell një paqe të madhe,” u shpreh ajo.

Të ngjashme
ShowBiz • 21 Maj 2025