Sport
Londra vishet me të kaltër, Chelsea fiton derbin londinez ndaj Arsenalit
Demokracia
19:31 | 22 Gusht 2021

Share:

Chelsea ka shënuar fitore të madhe në derbin londinez kundër Arsenalit.

“Blutë” e drejtuar nga trajneri gjerman, Thomas Tuchel fituan 0-2 në “Emirates” duke arkëtuar tre pikët e radhës në Premierligë, shkruan Demokracia.com.

Romelu Lukakut iu deshën vetëm 15 minuta lojë për ta shënuar golin e parë në takimin debutues me fanellën e Chelseas.

Vetëm 15 minuta më vonë, fitorja e Chelseas u vulos nga James i cili realizoi për epilogun përfundimtar 0-2.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u paraqit për 90 minuta në fushë për vendasit.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e gjashtë pikë, ndërsa Arsenali edhe pas xhiros së dytë nuk ka grumbulluar asnjë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme