Sport
Londra i takon “Bluve”, Chelsea fiton bindshëm kundër Tottenhamit
Demokracia
19:23 | 19 Shtator 2021

Share:

Chelsea ka shënuar fitore të madhe në derbin londinez kundër Tottenham Hotspur.

“Blutë” e udhëhequr nga trajneri, Thomas Tuchel fituan bindshëm 0-3 derbin e javës së pestë në Premierligë, shkruan Demokracia.com

Serinë e golave e hapi Thiago Silva që realizoi me kokë për mrekulli pas asistimit nga Alonso në minutën e 49-të.

Vetëm tetë minuta më vonë, Ngolo Kante më një goditje të saktë nga distanca detyroi portierin vendas ta nxjerr topin për herë të dytë nga rrjeta.

Kurse krejt në fund të takimit, Rudiger vulosi fitoren e Chelseas.

Me këtë fitore, Chelsea renditet në pozitën e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli e Manchester Unitedi.

Tottenham bie në vendin e shtatë me nëntë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme