Lajme
“Lokalet”, Berisha nga Këshilli Kombëtar: Të mos të flasim për frikën, por ta vrasim frikën
Demokracia
12:03 | 01 Tetor 2022

Share:

Paraditen e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, me në fokus emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale dhe mënyra e zhvillimit të primareve.

“Siç e dini sot në rend dite kemi vetëm një pikë që u kërkua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, shtyrja e rregullores për primaret. Fillimisht do marrë fjalën doktori dhe më pas do kalojmë me procedurën që ndoqën dhe në mbledhjen e fundit. Relatimi është bërë nga Z.Kaso, ju besoj e keni parë të gjithë rregulloren. Do të bëjmë pyetje, vërejtje që do të marrin përgjigje nga sepecialistët dhe më pas do kalojmë në votim sipas nenit apo edhe në tërësi të rregullores“, tha Edi Paloka.

Kreu i PD Sali Berisha tha se sot PD shënon një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.

“Kjo është një mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për faktin se ne miratojmë sot këtu, rregullat në përputhje me statutin e PD-së, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot, në përputhje me vendimet statusore, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mëyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar.“, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij lideri i demokratëve theksoi se detyra më kryesore e opozitës është të fitojnë mendjen e zemrat e qytetarëve.

“Mos harroni një gjë, detyra më kryesore e jona është të fitojmë mendjen e zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ashtu siç ishim, nuk i fitonim, përkundrazi. Pra, kërkohet një ndryshim i madh. Proces në të cilin ne jemi sot, në mënyrë që të paraqitemi, të tregojmë vitalitetin tonë, për t’u paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, si një forcë politike, e cila qëndron totalisht e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar. Si një forcë politike, e cila del me shpejtësi dhe përfundimisht nga apatia tetëvjeçare e saj”.

Ish-kryeministri kërkoi nga demokratët që të lëvizin dhe të zgjohen për të bërë ndryshimin e madh me qëllimin largimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Rëndom diskutojmë me njëri-tjetrin se ka frikë. Është e vërtetë se ka frikë. Është e vërtetë se Edi Rama arriti të ngulisë frikën te punonjësit, te qytetarët, por mos harroni se kur një regjim arreston 38 mijë qytetarë në një vit, sigurisht mbjell frikë dhe terror.Por e gjitha kjo erdhi se nukishim në lartësinë e duhur, sepse nuk ishim dhëmb për dhëmb me të. Se të tjerët nuk panë te ne, forcën politike që u del zot. U ndala në këtë pikë, që të mos rrimë të flasim për frikën, por të vrasim frikën. Ajo vritet me fjalën tonë, me takimin tonë në çdo skaj të Shqipërisë. Me qytetarët, me grupe interesi dhe kudo”.

Të ngjashme