Sport
Lojtari shqiptar i mbuluar nga balta, kështu ishte edhe në Kosovë dikur
Demokracia
14:40 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Një panoramë e keqe! Futbollisti shqiptar i mbuluar nga balta.

Është lojtari i talentuar i klubit të futbollit Besa nga Dobërdoli i Maqedonisë së Veriut. Ai, dje në ndeshjen në Dobërdol kundër Vardarit të Shkupit, luftoi si luan në fushë por i mbuluar nga balta.

Merret vesh se është lojtari Xhemo Esati, një kapiten shembull, se si luftohet edhe në fushën me baltë. Derisa lojtarët e moshës së tij luajnë në fusha moderne, Xhemo Esati me shokë lufton nëpër baltë.

Treguesi më i miri është fanella e tij e mbuluar nga balta. Drejtuesit e këtij klubit duhet të investojnë në fushën e futbollit, të paktën të shmanget kjo baltë.

Besa garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, grupi i Perëndimit.

Të ngjashme