Sport
Lojtari shqiptar arrestohet dhe dënohet me kusht, u kap duke vozitur me patentë të falsifikuar
Demokracia
15:19 | 08 Shkurt 2022

Share:

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, është arrestuar për falsifikimin e një patente dhe është dënuar për këtë akt.

Katër muaj heqje lirie dhe 1920 euro gjobë për drejtimin e një makine me patentë të falsifikuar, përcjell Demokracia.com.

Gjithsesi ky akt është pezulluar nga gjyqtari i çështjes, i cili ka dhënë vendimin se Bardhi nuk do të duhet të shkoj në burg, nëse nuk kryen qoftë dhe një krim për dy vite.

Bardhi u përgjua nga agjentët e policisë, të cilët verifikuan se në datën 5 prill 2021, aipo drejtonte makinën e tij me një patentë false./Demokracia.com/

Të ngjashme