Conor Bradley, futbollisti i Irlandës së Veriut që është pjesë e Liverpoolit U21, këmbëngul se disponimi brenda kampit të Irlandës së Veriut është i lartë pavarësisht ecurisë të tyre të dobët në Ligën e Kombeve.
Irlandezo-veriorët synojnë të përmisojnë rezultatet në dy takimet e muajit shtator në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Kombëtares së Kosovës dhe Greqisë.
Bradley ka thënë se ai me bashkëkombas janë në disponim të mirë për të marrë rezultat pozitiv ndaj “Dardanëve”.
“Ne jemi të gjithë pozitivë në ndeshjen e së shtunës (kundër Kosovës). Jemi pozitivë se mund të bëjmë një paraqitje të mirë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë”, tha Bradley, njofton “belfastlive.co.uk“, transmeton Demokracia.com.
“Ne vazhdojmë të besojmë në atë që po bëjmë. Dhe thjesht do të vazhdojmë të punojmë shumë. Ju gjithmonë kaloni një periudhë të vështirë si futbollist. Mund të shihje se gjërat po zhvillohen dhe performancat po përmirësohen. Shpresojmë që rezultatet do të vijnë edhe me këtë”, tha ai.
“Ne ishim të zhgënjyer në qershor. Ne menduam se mund të kishim bërë më mirë. Por ne jemi ende pozitivë dhe kemi disa fytyra të njohura, kështu që kemi besim se mund të marrim dy rezultate pozitive nga këto lojëra”, shtoi.
Irlanda e Veriut dhe Kosova përballen të shtunën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Windsor Park”./Demokracia.com/