Sport
Lojtari i Udineses do ta mbajë mend gjatë ndeshjen me Shqipërinë, ai hyri në historinë e Italisë
Demokracia
10:05 | 17 Nëntor 2022

Share:

Ndërkohë që kombëtaret e tjera po përgatiten për startin e Botërorit, kampionët aktual të Evropës, Italia, ka zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë.

“Azzurrët” fituan me rezultat 1:3 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ndonëse ishte ndeshje miqësore, për futbollistin e ri të Udineses, Simone Pafundi, ishte një ndeshje speciale për faktin se ai hyri në historinë e kombëtares, njoftojnë mediat italiane, transmeton Demokracia.com.

Përkatësisht, në moshën 16 vjeçare e 247 ditë, Pafundi u bë debutuesi më i ri në historinë e Italisë në 100 vitet e fundit dhe në përgjithësi i treti më i ri ndonjëherë.

Trajneri Roberto Mancini i dha një shans, pavarësisht se deri tani ka luajtur vetëm 22 minuta në Serie A./Demokracia.com/

Të ngjashme