Sport
Lojtari i Romës përjeton natë tmerri, ndjeket nga 15 persona dhe e kërcënohet me vdekje, shkak dëshira për largim nga klubi
Demokracia
14:19 | 30 Janar 2023

Share:

Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo është e ka përjetuar një natë tmerri.

Pas humbjes së Romës ndaj Napolit, Zaniolo është ndjekur deri në shtëpinë e tij nga disa persona, të cilët e kanë kërcënuar me vdekje.

Mesfushori i Romës është në qendër të merkatos pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho, gjë që ka shkaktuar shumë pakënaqësi te tifozët e skuadrës së kryeqytetit italian.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, rreth 15 persona i janë mbledhur para banesës, duke e ftuar që të largohet një orë e më parë.

Zaniolo u detyrua të lajmëronte policinë, që qetësoi situatën dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Të ngjashme